F1, Red Bull shfaqet frikshëm Monte Karlo

26/05/2016 00:00

Danil Ricciardo i ka befasuar të gjithë në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Pricipatës, duke vendosur kohën rekord të fundjavës, 1’14.607.

Piloti i Red Bull ishte më shumë se gjysmë sekonde më i shpejtë se Hamilton, duke ndezur sërish sinjalin e alarmit, jo vetëm Ferrarin, që deri tani e ka patur rival direkt, por edhe Mercedes që dominon botërorin.

Ndryshimet në motor, por gjithashtu edhe gomat e reja ultra soft kanë ndikuar shumë në performancën e lartë të australianit. I dyti në radhë mbërriti Hamilton, që mbajti të njëjtën ritëm si në sesionin e parë dhe të njëjtën diferencë me shokun e skuadrës Rosberg.

Koha e katërt më e mirë për Verstappen, që u nda me të mijtat me kohën e Rosberg. Ferrari u shfaq shumë larg në sesionin e dytë. Raikkonen u pa të renditet pas dy makinave Toro Rosso, në vendin e shtatë, ndërsa Vettel ishte akoma edhe më poshtë, në të nëntin, në një kohë më të ngadaltë se ajo e Perez.

Top Channel