De Biasi bëhet protagonist në ditën e 4-t të grumbullimit

26/05/2016 00:00

Numri 1 i stolit ishte kaq entuziast për një tjetër ditë me stërvitje aq sa këtë herë nxiti vetë lojtarët që të nxitonin për në fushë.

Nëse në pjesën e parë mori pak kohë për t’u mbyllur në mendimet e tij, në stërvitjen e pasdites, trajneri  nuk i kurseu as momentet e humorit me dy prej personave të personelit të FSHF, Denis Bastari dhe Fatos Kadëmin, të cilëve po i reklamonte syzet e tij të reja.

Një ditë të ngarkuar, është mirë ta mbyllësh gjithmonë me një buzëqeshje dhe De Biasi pikërisht këtë bëri, nga tribuna e stadiumit të Bad Waltdersdorf, nga ku përcolli pjesën më të madhe të stërvitjes.

Gjatë seancës Hysaj dhe Tramezzani në vecanti u kujdesën jo pak për modelin e tyre të flokëve, ndërsa përvec fotografit të zakonshëm të kombëtares, në fushë ishte dhe një fotograf i vecantë, përgjegjësi i bazës materiale, Fatos Kademi, që tërhoqi dhe vëmendjen e Bekim Balajt, që nxitoi të nxirrte në pah dhe muskujt.

Top Channel