Juventus paguan klauzolën për Miralem Pjanic

14/05/2016 00:00

Miralem Pjanic do të jetë përforcimi i parë i vërtetë i Juventusit. Lajmi bëhet i ditur nga portali ‘Sportmediaset’ sipas të cilit, klubi torinez ka pranuar të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës të mesfushorit boshnjak me klubin verdhkuq prej 38 milionë eurosh duke lënë pas Barcelonën, Realin e Madridit e Paris Sën Zhermen.

Miralem Pjanic pëlqehet shumë nga trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri.

Në mesfushën e Romës është ai që mban frenat e lojës e për më tepër është edhe një ekzekutues i shkëlqyer i goditjeve të dënimit. Me ardhjen e tij, Juventus do të zëvendësojë atë që cilësohej si specialisti i gjuajtve të tilla, Andrea Pirlon.

Miralem Pjanic në 5 sezonet me fanelën e Romës ka luajtur 183 ndeshje, 158 nga të cilat në Serinë A duke shënuar 30 gola, 27 në kampionat.

Top Channel