Ferrari “fluturon” në provat e lira të Spanjës

13/05/2016 00:00

Ferrari ka dominuar sesionin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Spanjës, në pistën e Montmelosë. Dy pilotët e “Kokëkuqes” ndanë vendin e parë dhe të dytë me kohët e tyre, duke lënë pas dy makinat Mercedes, edhe pse ishin me gomat e buta, ndërsa pilotët e skuadrës kampione ishim me goma të mesme.

Sebastian Vettel e ndali kronometrin në kohën 1.23.951, ndërkohë që me vetëm 138 të mijëtat më ngadalë ishte shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen. Makinat Mercedes, që u renditën në vendin e tretë dhe të katërt, ishin me gjysmë sekonde më ngadalë.

Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Red Bulli me australianin Ricciardo, që ruajti një avantazh prej 2 të dhjetash me shokun e ri të skuadrës, që u rendit pas tij në vendin e gjashtë.

Çmimi i Madh i Spanjës është gara e pestë sezonale në kampionatin botëror të Formulës 1 për vitin 2016. Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 14.00 dhe gara të dielën në të njejtën orë dhe do të transmetohen në Top Channel.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel