Sulmohet autobusi i Manchester United

10/05/2016 00:00

Autobusi i skuadrës së Manchester United është sulmuar mbrëmjen e së martës në Londër nga tifozët e West Ham.

“Djajtë” do të luajnë ndeshjen e prapambetur të kampionatit anglez dhe me një fitore marrin vendin e 4 që dërgon në Champions.

Kjo ka bërë që ndeshja, që ishte paraparë të fillonte ne 20:45 me kohën tonë lokale, është shtyrë për 45 minuta dhe pritet të fillojë në ora 21:30 me kohën tonë lokale.

Qindra tifozë të West Ham ishin mbledhur në rrugë dhe në momentin që autobusi i United po i afrohej zonës pranë stadiumit, tifozët filluan sharjet dhe të gjuanin me sende të forta.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e West Ham në stadiumin “Upton Park”, pasi nga sezoni i ardhshëm skuadra e Bilic do të luajë në stadiumin me kapacitet 60 mijë vende, atë “Olimpik”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel