Simeone godet zyrtarin e klubit

03/05/2016 00:00

Trajneri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone, është bërë sërish protagonist i një episodi mjaft të çuditshëm në gjysmëfinalen ndaj Bayern Munich.

Kur ndeshja ishte në shtesë dhe po bëhej gati zëvendësimi i fundit, Simeone i gjuan zyrtarit të skuadrës së tij, Pedro Pablo Matesanz, i cili duket që nuk ia ka idenë se çfarë po ndodhë.

Simeone kishte urdhëruar që të futej në lojë Stefan Savic duke zëvendësuar kështu mesfushorin Koke, por “viktima” e argjentinasit ishte duke folur me gjyqtarin e katërt.

Ndoshta kërkesa e vetme e Simeones ka qenë që të mos vonohej zëvendësimi, pasi edhe Bayern po ushtronte presion në drejtim të portës së spanjollëve për të gjetur golin që do t’i kualifikonte.

Sidoqoftë, gjithçka u mbyll në të mirë të skuadrës madrilene dhe gëzimi do të bëjë që edhe Matesanz të harrojë episodin e pakëndshëm që ndodhi në “Allian Arena”.

Top Channel