Mbyllet PriFilmFest, “Gruaja e mirë” zgjidhet fitues

30/04/2016 00:00

Filmi “Gruaja e mirë” i regjisores serbe Mirjana Karanovic, është zgjedhur si më i miri i edicionit të tetë të festivalit ndërkombëtar të filmit PriFilmFest, që u mbyll natën e së premtes.

Regjisorja e filmit që trajton historinë e një gruaje 50 vjecare pas diagnostikimit me kancer, në pamundësi të pranonte vet cmimin, dërgoi një mesazh për artistët në Kosovë

“Cdo vizitë në Prishtinë, për mua është një hap para drejt një komunikimi më të mirë mes artistëve dhe njerëzve të shteteve tona”, thuhet në mesazhin e Mirjana Karanoviç.

Aktori më i  mirë u zgjodh Assen Blatechki, ndërsa aktorja më e mirë, kroatja Tihana Lazovic.

Ndërsa, cmimi i medias i mundësuar nga fondacioni mediatik “Dritan Hoxha”, iu nda filmit spanjoll “10 000 km”.

“Fondacioni Dritan Hoxha është pikërisht një fondacion i krijuar për të mbështetur idetë inovative, personazhet e rinjë të fushave të ndryshme, kështu që jam vërtetë i nderuar për ta dhënë këtë cmim”, tha Alban Dudushi, drejtues televiziv/ gazetar, Top Channel.

Ndër cmime tjera, filmi francez “Free party” mori tre cmime, më i votuari online, më i miri në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurt dhe i përzgjedhuri i jurisë së studentëve.

Me “hyjneshën e artë” PriFilmFest nderoi edhe filmin kosovar të nominuar për Oscar “Shok”.

Ndërsa drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha vlerësoi interesimin e qytetarëve për të parë filmat.

“Ka pasur mjaft audiencë, kemi qenë të kënaqur. Kjo cdo vit po shtohet më shumë e më shumë dhe këtë vit ishte më shumë se kurrë. Për ne është një lajm shumë i mirë që gjithë qyteti ë shtë përfshirë në festival.”, tha Vjosa Berisha, drejtoreshë e PriFilmFest.

Edicioni i tetë i këtij festivali zgjati nga 22- 29 prill ku u shfaqën më shumë se 70 filma.

Top Channel