Blater dhe Platini, “kryqëzimi” i futbollit në CAS

29/04/2016 00:00

Jozep Blater dhe Mishel Platini i dhanë jetë një tjetër kryqëzimi të rrezikshëm të rrugëve të dy personave me më tepër influencë në futbollin e dekadave të fundit.

Ish-presidenti i FIFA-s dha dëshminë e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv duke nënvizuar se kishte dhënë detaje të rëndësishme në procesin e dënimit të ish-kreut të UEFA-s.

6 vjet pezullim do të vuajë Mishel Platini në rast se dënimi do të mbetet në fuqi, por ekipi ligjor i ish-sulmuesit të njohur shpreson që të anulohet gjithçka dhe francezi të jetë prezent në krijesën e tij, në Europianin 2016 këtë verë.

Një çështje kontroverse si pagesa e 2 milionë frangave në favor të francezit është ajo që ka gozhduar Mishel Platini, ngjarje të cilës i mungon transparenca dhe përfaqëson konflikt interesi.

“U largova nga ky takim me ndërgjegjen e pastër se kam dhënë informacion të rëndësishëm në çështjen që përbën interes edhe për mua. Nuk mund t’ju them se çfarë raportova apo nëse dikush ka faj apo jo, por kam dhënë përgjigjet me sinqeritet të plotë”, tha Sep Blater.
 
Ky i fundit tërhoqi në vorbullën e skandalit financiar, kreun e pezulluar të UEFA-s por transalpini shpreson që do të heqë pezullimin në kohë për të qenë në Europian. Turneu ku luan gjithashtu kombëtarja shqiptare, nis më 10 qershor dhe përfundon më 10 korrik.

Top Channel