De Biasi, imazhi i Eurosig-ut

26/04/2016 00:00

Kompania e sigurimeve Eurosig ka promovuar sot trajnerin e kombëtares Gianni de Biasi si imazh i fushatës së Eurosig-ut.

Gjatë fjalës së tij, trajneri i kombëtares u shpreh për ambiciet e tij për vazhdimësi në rezultatet pozitive të kombëtares. Ai i krahasoi ato me ambiciet e kompanisë Eurosig.

“Shpresojmë që së bashku do të ecim për shumë kohë dhe do t’i gëzohemi punës së përbashkët që bëjmë çdo ditë” u shpreh trajneri i kombëtares.
  
Ndërsa presidenti i kompanisë Eurosig deklaroi se kompania që drejton është pikërisht si kombëtarja, me 10 milionë klientë në trevat e Shqipërisë dhe synon zgjerimin në Europë.

Top Channel