United-Crystal Palace, finalja e FA Cup

24/04/2016 00:00

Crystal Palace është skuadra e dytë finaliste e Kupës FA. Formacioni i Alan Pardew mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Watford me shifrat 2-1.

“Shqiponjat” e nisën mjaft mirë ndeshjen duke gjetur rrjetën që në minutën e 6 me Bolasie.

Deeney arriti të barazojë në të 55-n duke i dhënë shpresë skuadrës së tij të prekë finalen e “Wembley”-t.

Mirëpo, Crystal u rikthye shpejt dhe pas gjashtë minutash më pas arritën të kalojnë sërish në epërsi me Wickham.

Finalja e FA Cup mes Manchester United dhe Crystal Palace do të luhet më 21 maj në “Wembley”.

Top Channel