Vlerësime te Colorado, Shkëlzen Gashi në formë pozitive

24/04/2016 00:00

10 ditë pasi shënoi golin e tij të parë në kampionatin amerikan, Shkëlzen Gashi këtë radhë u bë protagonist me një asist që kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij, Colorado Rapids.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka treguar stafit teknik të kuqezinjve se është në formën optimale pak javë para Europianit 2016, pasi po vazhdon me paraqitje të mira në MLS.

Shkëlzen Gashi ishte mes futbollistëve më të mirë në fushë në ndeshjen që ekipi i Colorados fitoi 3-1 përballë Seattle. Ky sukses riformaton renditjen e kampionatit, me Rapids, që tashmë janë në vendin e dytë me 16 pikë.

Tek goli i parë, Gashi bëri një asist për mesfushorin amerikan Jones i cili realizoi me kokë. Dy golat tjerë i shënuan Soliganc dhe Kevin Doyle.

Në forume të ndryshme, Shkëlzen Gashi vlerësohet si blerja më e mirë e viteve të fundit te formacioni i Colorados.

Top Channel