Dortmund-Bayern, finalja e Kupës së Gjermanisë

20/04/2016 00:00

Do të diskutohet mes Borussias së Dortmundit dhe Bayern Munich, finalja e Kupës së Gjermanisë që do të zhvillohet në datën 21 maj në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit.

Në të njëjtin impiant Borussia e Thomas Tuchel mposhti me rezultatin e thellë 0-3, Herthën e Berlinit në gjysmëfinalen e dytë të këtij kompeticioni duke siguruar kështu biletën e finales.

Verdhezinjtë arritën të zhbllokonin shifrat pas vetëm 21 minutash lojë me Gonzalo Castron e cili realizoi një gol të bukur nga limitet e zonës.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë ndërkohë që për ti vendosur kapak fitores së Dortmundit dhe gjithashtu kualifikimit në finalen e Kupës, menduan Marco Reus dhe Henrik Mkhitarayan që në minutat 75 dhe 83 realizuan edhe dy herë të tjera në portën e Herthës.

Në “Olympiastadion” të Berlinit gjithçka u mbyll me një fitore të pastër të Dortmundit që u kualifikuar në finalen e Kupës së Gjermanisë për të tretin vit radhazi këtë herë me synimin për ta fituar këtë trofe të cilit në dy sezonet e kaluara i ka shkuar me të vërtetë shumë afër por pa mundur ta shijojë atë.

Top Channel