Milan, Brocchi debuton me fitore

18/04/2016 00:00

Milani ka mundur minimalisht Sampdorian në transfertë falë golit të kolumbianit Bacca, i cili i dhuroi në këtë mënyrë fitoren e parë trajnerit të ri Christian Brocchi.

Në një ndeshje me pak raste dhe me një ritëm nën mesatar, kuqezinjtë marrin fitoren e 14 në 33 javë dhe ndodhen në vendin e 6.

“Kam kurorëzuar ëndrrën time për të drejtuar Milanin dhe jam shumë i emocionuar. Djemtë bënë gjërat që i kisha kërkuar, ishim të rrezikshëm dhe më pëlqeu mentaliteti i tyre gjatë gjithë ndeshjes. U munduam të mbanim zotërimin e topit, por ende na mungojnë disa gjëra për të cilat duhet të punojmë shumë”, tha Brocchi pas ndeshjes.

Top Channel