Rinovimi, agjenti i Hysajt presion drejtuesve napoletanë

15/04/2016 00:00

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, u ka bërë ftesë publikisht drejtuesve të Napolit që të ulen në tavolinën e bisedimeve për të rinovuar kontratën e klientit të tij.

Giuffredi iu ka kujtuar drejtuesve se mbrojtësi shqiptar është i lumtur në skuadrën napoletane, por duhen rishikuar termat financiar.

“Hysaj ndihet shumë mirë te Napoli dhe do të dëshironte të qëndronte, por duhet rishikuar aspekti financiar. Në fund të kampionatit do të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

Ndërkohë, ditë më parë, ai paralajmëroi se Hysaj edhe mund të largohet, me skuadra si Atletico Madrid e Chelsea të cilat po e vëzhgojnë prej vitesh.

“Unë e them gjithmonë se kur një futbollist dëshiron të provojë aftësitë e tij, duhet të kalojë te Napoli. Nëse paraqitesh mirë në këtë skuadër, do të thotë se je gati të luash në çdo vend të botës”, deklaroi para pak kohësh menaxheri i Hysajt.

Top Channel