Champions, Barça në transfertën e brishtë

12/04/2016 00:00

Me një fitore të brishtë 2-1 e cila i lë vendin skenarëve të ndryshëm potencialë para sfidës së kthimit në Ligën e Kampionëve, Barcelona finalizoi përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Atleticos së Madridit.

Skuadra blaugrana në një formë negative kohët e fundit, shpreson që këtë të mërkurë të vulosë kalimin në gjysmëfinalet e Champions League, edhe pse përballë ka kërcënimin kryesor në La Liga, skuadrën e drejtuar nga Simeone.

Me tre trofe të fituar vitin e kaluar që janë një gur i rëndë për t’u mbajtur në krenarinë e këtij sezoni, katalanasit kanë humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat, respektivisht ndaj Realit të Madridit dhe Sociedadit.

Këtyre rezultateve i shtohet dhe një ndalesë e detyruar me Villarealin që e bëjnë të ketë formën më të keqe në La Liga, që kur Luis Enrique u ul në pankinë. Por në kampin blaugrana optimizmi është i madh për të përsëritur suksesin.

Nëse arrin sërish të fitojë 3 trofe, Barcelona do të bëhej skuadra e parë spanjolle që firmos një tripletë për dy vjet radhazi. Testi i parë i vërtetë përveç të mërkurës me Atleticon, është finalja e Kupës së Mbretit ndaj Sevillas muajin tjetër.
 
Thomas Vermaelen do të mungojë për ekipin mik ndërsa Rafinha është në dyshim për t’u aktivizuar. Luis Enrique pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë edhe Jordi Alba, Andres Iniesta dhe Ivan Rakitic.

Top Channel