Botërori i sërfit, 23-vjeçarja amerikane fiton trofeun

01/04/2016 00:00

Courtney Conlogue është fituesja e garës së zhvilluar nga shoqata botërore e profesionistëve të sërfit, e zhvilluar në Australi.

23-vjeçarja nga Kalifornia ka arritur të mund fituesen e dy kampionateve të fundit, australianen Sally Fitzgibons. Në gjysmëfinale Conlogue la pas edhe kampionen historike botërore të sërfit, Carrisa Moore.

Ajo arriti të kalojeëme sukses dallgë të mëdha të cilat vetë i përshkroi si çmenduri. Sa i përket kundërshtarëve të fortë në garë, Conlogue u shpreh se ky fakt e motivon akoma edhe më tepër sepse e konsideron si një sfidë të vërtetë.

Menjëherë pas finales për femrat u mbajt edhe gara për meshkuj të cilën e fitoi Matt Wilikinson.

Top Channel