Cila është fanela më e bukur e Europianit? Shqipëria, në vendin e 11

27/03/2016 00:00

“Francë 2016” do të vendosë një rekord të ri, duke e bërë këtë Europian më të larmishmin në historinë e këtij aktiviteti.

Pjesëmarrësit, 24 kombëtare mes të cilave edhe kuqezinjtë tanë, kanë prezantuar fanelat me të cilat do të luajnë në aktivitet, por ajo që bie në sy është shumëllojshmëria e ngjyrave.

E përditshmja britanike “SkySport”, në faqen e saj në internet ka hapur një sondazh për fanelën më të bukur të “Euro 2016”.

Të paktën deri tani, ajo e kuqezinjve tanë është ndër 11 më të pëlqyerat e këtij sondazhi. Me 28 mijë pëlqime, fanela e përfaqësueses shqiptare ndodhet në vendin e 11, duke lënë pas uniformat e Anglisë, Austrisë, Suedisë dhe Zvicrës.

Fanela më e pëlqyer nga tifozët deri tani rezulton të jetë ajo e Francës, me 58 mijë pëlqime, e ndjekur nga ajo e Kroacisë, me 48 mijë vota, dhe e Turqisë me 47 mijë. Fanela e Gjermanisë ndodhet e 7- në këtë renditje, ndërsa e italisë vetëm një vend më poshtë.

Edhe më keq është Spanja. Fanela e skuadrës kampione të Europës ndodhet në vendin e 21-të me 7.200 pëlqime, ndërsa si fanela më e shëmtuar konsiderohet ajo e Ukrainës, me vetëm 4 mijë pëlqime. Fanelat më pak të pëlqyera, – sipas këtij sondazhi, – janë Rusia dhe Ukraina, që ndodhen në fund të kësaj renditjeje.

Top Channel