Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë: Laçi-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi

23/03/2016 11:25

Është hedhur të mërkurën shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Kampionët e Skënderbeut do të luajnë kundër Laçit, ndërsa Flamurtari do të jetë përballë Kukësit.

Çifti i parë do të jetë një përsëritje e finales së dy viteve më parë, kur trofeu shkoi për ekipin vlonjat, ndërsa çifti i dytë vë përballë dy ekipe që e duan me çdo kusht trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Skënderbeu pasi nuk e ka fituar asnjëherë, ndërsa Laçi për të shpëtuar sezonin.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 6 prill dhe ato të kthimit me 20 prill.

Top Channel