ATP Indian Wells, eliminohet Murray

15/03/2016 00:00

Turneu Masters i Indian Wells ka dhuruar surprizën e parë. U eliminua nga ky aktivitet numri 2 i renditjes botërore, Andy Murray.

Ai që e shkaktoi këtë befasi ishte argjentinasi Federiko Delbonis që e mposhti britanikun me rezultatin 2-1.

Delbonis arriti të fitojë setin e parë 6-4, por Murray iu kundërqërgjigj në të dytin të cilin e fitoi po 6-4. Në setin final Delbonis e ruajti përqendrimin dhe e fitoi atë 7-6 për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Indian Wells

Stanislav Vavrinka nuk gaboi në raundin e tretë të Indian Wells. Zvicerani, numri 3 i botës fitoi pa shumë probleme ndaj rusit Andrej Kuznetsov me rezultatin 2-0.

Setin e parë Vavrinka e mbylli 6-4, ndërsa të dytin 7-6. Në raundin e katërt, Vavrinka do të përballet me belgun David Gofën që mundi argjentinasin Guido Peja në 3 sete 2-1.

Top Channel