Mural masiv me “selfie”-n e Kimit

14/03/2016 00:00

Një mural gjigand i trupit nudo të Kim Kardashianit është parë në një mur të Melburnit, një javë pas fotografisë që shkaktoi shumë polemika në internet.

Piktura është një imitim i fotos nudo me dy strisha të zeza që mbulojnë pjesët intime të 35-vjeçares. Autori i muralit është artisti Lushsux, i cili muralin e ka bërë të shtunën.

Lushsux është një artist që merret me temat e aktualitetit dhe ka bërë edhe një mural me Donald Trumpin para dy javësh.

“Selfie” e Kim Kardashianit mori më shumë se 1.6 milionë “like” dhe qindra-mijëra komente nëpër rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel