“Çmendet” Curry, tjetër kosh nga mesi i fushës (VIDEO)

10/03/2016 00:00

Dy javë më parë ai shënoi një kosh spektakolar nga mesi i fushës, duke i mahnitur të gjithë, por tashmë për të treguar se nuk ka qenë një rastësi, Stephen Curry realizoi sërish nga mesi i fushës në limite të periodës së dytë.

Kishte mbetur thuajse 1 sekondë kur topi përfundon në duart Stephen Curry, i cili lëshon një gjuajtje spektakolare që përfundon në kosh dhe tre pikët e radhës për ekipin e tij.

Pas humbjes 3 ditë më parë ndaj Los Angeles Lakers, Golden State Warriors u rikthye sërish te fitoret dhe sërish ishte protagonist, Curry.

Golden State Warriors kanë mundur Utah Jazz me rezultat 115-94, duke realizuar fitoren e 46-të radhazi në fushën e tyre, një rekord i ri në historinë e NBA-së.

Top Channel