Aktivistë të Vetëvendosjes qëllojnë me vezë Abrashin

09/03/2016 00:00

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të dytën herë kanë hedhur vezë mbi ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e Qeverisë Arban Abrashi. Kjo ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30 para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një komunikate vetëvendosje merr autorësinë e sulmit,sjell pamjet e filmuara dhe e cilëson ministrin Abrashi si një ndër përgjegjësit për situatën aktuale në Kosovë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, aktivistë të kësaj lëvizje kanë sulmuar me vezë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë si, ministrin e drejtësisë Hajredin Kuçi, ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural Memli Krasniqi, ministrin e zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci,  zëvendës ministrin e jashtëm Petrit Selimi, zëvendës ministrin e pushteti lokal Bajram Gecaj, kryetarin e komisionit për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha.

Vezë janë hedhur edhe në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, ndërsa për raste të tilla policia ka shoqëruar disa persona.

Top Channel