Bayern mundet pas 16 ndeshjesh në “Allianz Arena”, rihapet kampionati

02/03/2016 00:00

Bayern-i mundet pas 16 ndeshjesh në “Allianz Arena”, ndërkohë që rihapet lufta për titull në Bunsdeligë.

Kampionët e Guardiola-s u mposhtën 1-2 nga Mainz dhe tashmë diferenca mes tyre dhe Dortmundit të vendit të dytë është vetëm 5 pikë.

Jhon Cordoba me golin e tij 4 minuta para përfundimit të ndeshjes ishte heroi i fitores së Mainzit, skuadër e cila vazhdon të jetë në garë për një vend në Championsi vitin e ardhshëm.

Dortmundi nuk e fali hapin e gabuar të Bayern-it duke fituar 2-0 në transfertë me Darmstadt. Goli i Ramos në pjesën e parë dhe Durm në të dytën i dhanë suksesin verdhezinjve që afrohen në vetëm 5 pikë nga Bayern.

Top Channel