Gati 10-fishimi i pagës për Markus Rashford

01/03/2016 00:00

Është vetëm 18 vjeç, por Markus Rashford ka pushtuar median britanike dhe atë europiane.

Futbollisti i Manchester United në 2 ndeshje shënoi 4 gola; 2 në Europa League kundër Midtjyland dhe 2 kundër Arsenalit në kampionat në fitoren 3-2 të Djajve të Kuq.

Kjo ka bërë që te Manchester United të mendohet për rinovimin e kontratës së këtij zbulimi të Van Gaal.

Sipas ‘Daily Mirror’ deri tani, Rashford është paguar me 1000 Paund në javë, por me kontratën e re kjo pagë do t’i dhjetëfishohet dhe do t’i shkojë 10 mijë Paund në javë.

Top Channel