Miralem Pjanic e duan të gjithë

01/03/2016 13:50

Miralem Pjanic vihet në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme për merkaton e muajve të verës.

Sipas Times, një prej skuadrave që e kërkon atë është pikërisht Chelsea. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, mesfushori boshnjak pëlqehet shumë nga Antonio Conte, i cili në përfundim të Europianit të Francës do të lërë përfaqësuesen italiane për të marrë drejtimin e “Bluve” të Londrës, edhe pse ky kalim nuk është zyrtarizuar ende.

Kjo dëshirë e tij vë në lëvizje drejtuesit e klubit londinez, që do të kërkojnë të fitojnë një avantazh kundrejt skuadrave që e kërkojnë shërbimin e tij.

Mësohet se në ndjekje të Pjanic është vënë edhe Manchester United, i cili do të ketë në pankinë sezonin e ardhshëm trajnerin Jose Mourinho, me portugezin që e vlerëson futbollistin e Romës.

Por Pjanic kërkohet edhe nga Reali i Madridit, ndërkohë që më parë boshnjaku ka qenë edhe nën monitorimin e skuadrës së Barcelonës.

Top Channel