Infantino zbret në fushë

29/02/2016 00:00

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino e ka nisur ditën e parë të punës duke zhvilluar një ndeshje futbolli në ambientet pranë ndërtesës së këtij institucioni.

Në fushë kanë qenë të pranishëm emra të mëdhenj të futbollit botëror, Seedorf, Figo, Cannavaro, Shevchenko, Maldini, Zambrotta, Puyol ndërkohë rolin e trajnerit e bëri Fabio Capello.

Në fund presidenti Infantino theksoi se do të bëj gjithçka për të ndryshuar imazhin e këtij organizmi.

Top Channel