Ibra drejt Manchester United?

18/02/2016 11:55

Shtohen mundësitë që Zlatan Ibrahimovic të kalojë në kampionatin anglez të futbollit.

Sulmuesi suedez, pas ndeshjes mes Paris Saint Germain dhe Chelsea deklaroi se do të vendosë për të ardhmen e tij pas 3 muajsh, duke vënë në lëvizje disa skuadra evropiane. Sipas tabloidit “Mirror”, një prej klubeve që do të tentojë blerjen e Ibrahimovic është pikërisht Manchester United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Jose Mourinho.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe e përditshmja tjetër britanike “The Guardian’. Madje kjo e fundit shkon më tej dhe deklaron se pasi të përjetojë aventurën me Manchester United nën urdhrat e trajnerit portugez, Zlatan Ibrahimovic do të mbyllë karrierën në Major League Soccer, në Majemi, ku ai ka blerë tashmë edhe një apartament luksoz.

Top Channel