Manchester United është shumë pranë transferimit të mesfushorit Renato Sanches, i cili ka një klauzolë 80 milionë euro për t’u larguar nga skuadra e tij aktuale Benfica.
Zyrtarët e skuadrës së United janë duke negociuar fort me skuadrën portugeze, duke u takuar për herë të dytë pasi kanë ndjekur nga afër tre nga katër ndeshjet e fundit të Sanches.
Benfica nuk dëshiron që ta lërë të lirë 18-vjeçarin pa 80 milionë euro, që do të ishte sërish një shumë e konsiderueshme për një lojtar që nuk ka luajtur në nivele shumë të larta.
Sanches është një mesfushor i avancuar por që mund të luajë edhe si mesfushor qendror ose në krahë. Ai ka bërë 40 paraqitje me Kombëtaren e Shpresave të Portugalisë, por ende nuk ka debutuar me skuadrën A.
Në fillim të këtij sezoni, ai kaloi në skuadrën A të Benficas, pasi shkëlqeu në skuadrën B. Ai ka një kontratë me gjigantët portugez që e mban atë në “Estadio da Luz” deri më 2021.
Për shkak të pamjes dhe kreativitetit në mesfushë, ai shpesh është krahasuar me holandezin Edgar Davids.
Top Channel