Serie A, Napoli kampion dimri, bie Interi

10/01/2016 00:00

Interi u mposht në “San Siro” me një gol të shënuar me 11-metërsh nga Sassuolo në minutën e pestë të shtesës, ndërsa Napoli me Hysajn në fushë vazhdon të fitojë, por pas javës së 19 ata e shohin veten në krye të Serie A.

Ekipi i trajnerit Sarri arriti një fitore të thellë këtë të diel, duke triumfuar me rezultatin 1-5 ndaj Frosinones. Dy gola në këtë takim u realizuan nga i përhershmi Higuain, ndërsa për Napolin shënuan edhe Hamsik, Albio dhe Gabbiandini.

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili një javë më parë debutoi me gol me Frosinonen, në këtë takim nuk u aktivizua asnjë minutë. Ndërsa në anën tjetër, Elseid Hysaj qëndroi në fushën e lojës përgjatë gjithë ndeshjes, duke bërë sërish një paraqitje të mirë, megjithëse u ndëshkua me një karton të verdhë.

Të dielën në Serie A u luajtën edhe 4 ndeshje të tjera, ku në të gjitha fitues dolën ekipet mike. Atalanta u mposht në shtëpi nga Genoa 0-2. Chievo fitoi 0-1 në Bologna, ndërsa po me të njëjtin rezultat triumfuan edhe Palermo ndaj Veronas dhe Empoli ndaj Torinos.

Top Channel