Udinese shpërndan dhurata për Vit të Ri, Interi përfiton
13/12/2015 00:00
Interi fiton 0-4 në Udine dhe në pritje të ndeshjeve Roma-Napoli e Juventus-Fiorentina tenton të arratiset në krye të renditjes së Serisë A.
Zikaltrit përfituan nga 3 “dhurata” të Udineses për të marrë 3 pikët e radhës në kampionat. Gabimet trashanike të Bruno Fernandesit, Domizzit dhe Lodit bënë që Interi të vazhdojë t’i shohë nga lart të gjitha skuadrat e tjera.
Icardi (23’ dhe 84’), Jovetic (31’) dhe Brozovic (87’) ishin golashënuesit për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini.
Top Channel