Pritja e “akrepit”, 20 vjet nga akrobacia e Higuitës

05/09/2015 00:00

Të gjithë mbetën me gojë hapur atë natë. Ishte 6 shtatori i vitit 1995 dhe në Uemblli luhej miqësorja Angli-Kolumbi.

Në portën e skuadrës kolumbiane ishte Rene Higuita. Pamja e jashtme e tij nuk të linte ndonjë përshtypje të madhe, por në të parin rast që patën vendasit, një veprim akrobatik i tij bëri që e gjithë vemendja të përqendrohej pikërisht tek ai.

Xhemi Rednap ishte autori i gjuajtjes, por ndoshta as sot e kësaj dite ende nuk e ka kuptuar se si është ndalur nga Higuita.

Kolumbiani bëri një hedhje akrobatike shumë të guximshme, e cila më pas u quajt “pritja e akrepit” dhe e identifikoi atë përgjatë gjithë karrierës së tij, pasi e përsëriti edhe shumë herë të tjera.

Higuita pati një karrierë shumë të gjatë si portier, me ulje e ngritje. Ai u evidentua pikërisht për akrobacitë e tij. Por në shumë raste edhe për gafa të pafalshme, që ndëshkuan skudrat që përfaqësonte.

Me përfaqësuesen e Kolumbisë ai numëron 68 ndeshje.

Top Channel