Danimarka shpall listën për sfidën ndaj Shqipërisë. Olsen: Dua fitore

27/08/2015 00:00

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen ka shpallur listën prej 22 lojtarësh që do të ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Armenisë në fillim të shtatorit.

Olsen e ka pranuar se për të siguruar një kualifikim direkt, Danimarka duhet të marrë gjashtë pikë nga këto dy ndeshje.

“Janë ndeshje të vështira, por nëse duam që të kualifikohemi direkt, atëherë na duhet me patjetër që t’i fitojmë këto dy ndeshje”, tha ai.

Danimarka do të grumbullohet më 30 gusht, ku do të nis përgatitjet për sfidat e shtatorit. Danezët mirëpresin kuqezinjtë më 4 shtator, në stadiumin “Telia Park” me fillim prej orës 20:45.

Lista e futbollistëve danezë
1.Stephan Andersen (FC København)
2.Kasper Schmeichel (Leicester City)
3.Jonas Lössl (EA Guingamp)
4.Lars Jacobsen  (EA Guingamp)
5.Daniel Wass (Celta de Vigo)
6.Simon Busk Poulsen  (PSV Eindhoven)
7.Nicolai Boilesen (Ajax Amsterdam)
8.Daniel Agger (Brøndby)
9.Simon Kjær  (Fenerbahce)
10.Pierre Emile Højbjerg  (Bayern München)
11.Michael Krohn-Dehli (Sevilla)
12.William Kvist (København)
13.Thomas Delaney (København)
14.Jakob Poulsen (Midtjylland)
15.Christian Eriksen (Tottenham)
16.Yussuf Yurray Poulsen (Leipzig)
17.Pione Sisto (Midtjylland)
18.Lasse Vibe (Brentford)
19.Nicolaj Jørgensen  (København)
20.Martin Braithwaite (Toulouse)
21.Nicklas Bendtner (VfL Wolfsburg)
22.Morten “Duncan” Rasmussen (Midtjylland)

Top Channel