Aksident në aksin Tiranë-Vorë, një e plagosur

16/02/2015 00:00

Një vajzë është plagosur rëndë mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Tiranë-Durrës në zonën e Marikajt.

Një mjet Smart me të cilin udhëtonte vajza është goditur nga një mjet për transport pasagjerësh, mesa duket në një parakalim të gabuar.

Për pasojë, të dyja mjetet kanë përfunduar në anë të rrugës në një kanal.

Autoambulanca transportoi për në spital vajzën e dëmtuar, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Top Channel