Duro: Mund të shënonim edhe më shumë

09/12/2014 00:00

Shpëtim Duro, trajneri i Partizanit është shprehur tepër i lumtur për fitoren dhe ka shtuar se për mënyrën se si erdhën ngjarjet ekipi i tij mund të kishte shënuar edhe më shumë gola në këtë derbi.

“Fillimi i ndeshjes ishte shumë i mirë për ne, por normalisht që më vjen keq që me një Tiranë të çorientuar në fushë nuk arritëm të shënonim edhe golin e tretë. Gjithsesi jam i kënaqur me fitoren dhe me paraqitjen e skuadrës time”, tha Duro.

Pavarësisht diferencës prej tre pikësh nga ndjekësit më të afërt të Skënderbeut, trajneri Duro u shpreh se lufta për titull është ende e gjatë dhe për të luftojnë katër skuadra.

“Diferenca prej 4 pikësh me Tiranën është e madhe por unë mendoj se do të jetë një luftë 4-she për fitimin e kampionatit”, përfundon Duro.

Top Channel