Ferronikeli fiton Kupën Pavarësia

28/11/2014 00:00

Ferronikeli është fituesi i edicionit të 6 të Kupës Pavarësia, e cila tashmë është shndërruar në një traditë në Vlorë.

Skuadra e Superligës së Kosovës, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë turne, mposhti 1-0 në finale Shkëndijën e Tetovës falë golit të Përparim Livorekës në minutën e 6.

Në gjysmëfinale Ferronikeli mundi 3-1 me 11-metërsha Llamkos Kosovën, ndërsa Shkëndija mori një fitore minimale ndaj Flamurtarit të Vlorës falë golit të Bashkim Lamës.

Lojtari më i mirë i edicionit të 6 të Kupës Pavarësia u shpall portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi.

Top Channel