Avdijaj pranon Kombëtaren

13/10/2014 00:00

Donis Avdijaj, një ndër talentet më premtues të skuadrës gjermane Schalke 04 i thotë po kombëtares shqiptare.

Sipas mediave në Kosovë, 18-vjeçari ka zgjedhur ngjyrat kuqezi dhe zgjedhja e tij është përfundimtare.

“Është vendim i im, është vendim i duhur dhe përfundimtar. Më mirë të kem mbështetjen e popullit tim”, citohet 18-vjeçari nga “Koha Ditore”.

I pari që ka marrë lajmin ka qenë tekniku Giani De Biasi, ndërkohë që pritet plotësimi i të gjithë dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që talenti të veshë fanelën kuqezi sa më parë, ndoshta që me miqësoren më Italinë.

Avdijaj ka lindur në Osnabruk në Gjermani nga prindër kosovarë. Ai është grumbulluar nga U19 e Gjermanisë, ndërsa aktivizohet edhe me të rinjtë e Schalke-s si sulmues i dytë.

Top Channel