Elita serbe luan në elitat e Europës

13/10/2014 00:00

Shqiponjat serbe duket se kanë emigruar prej kohësh. Asnjëri nga
futbollistët serbë të paraqitjeve të para nuk luan në ligat serbe.

Vladimir Stojkovic, një nga portierët më të mirë serb, është pjesë e Makabi Haifas nga Izraeli. Ndërkaq, pas tij, kapiteni i skuadrës Branislav Ivanoviç dhe Nemanja Matic nga Chelsea, Matija Nastasic dhe Aleksandar Kolarov, po ashtu mbrojtës, nga Manchester City.

Boshnjaku Adem Ljajic, nga Roma, ndërsa Dushan Basta dhe Filip Gjorgjevic, nga Lacio. Zdravko Kuzmanovic nga Inter, Lazar Markovic nga Liverpool dhe Aleksandar Mitrovic, nga Anderlecht. Por, edhe të tjerët luajnë në liga të huaja.

Shqipëria dhe Serbia, përkatësisht Jugosllavia, nuk përballen për herë të parë. Nga pesë ndeshje, Shqipëria ka humbur katër herë dhe një barazim. Janë shënuar 17 gola, katër ka shënuar Shqipëria.

Për herë të fundit të dyja kombëtarët kanë luajtur në vitin 1967. Pas ndeshjes me Armeninë, përfaqësuesit e kombëtares serbe kanë thënë se Shqipëria është një rast i ri. Kombëtarja serbe ka kaluar kriza dhe vlerësohet si një kombëtare e re. Një pjesë e tifozëve nuk janë të lumtur dhe bëjnë tifozëri edhe kundër Serbisë.

Top Channel