Maroku kërkon shtyrjen e Kupës së Afrikës

11/10/2014 00:00

Qeveria e Marokut ka kërkuar shtyrjen e Kupës së Kombeve të Afrikës (kompeticion që do të luhet në fillim të vitit 2015) për shkak të epidemisë së Ebolës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Sportit duke shpjeguar se kërkesa është bërë në mënyrë që të “shmangen turmat e tifozëve që vijnë nga vende të goditura nga virusi”.

Faza finale e Kupës së Afrikës 2015 do të nisë në 17 janar. Ky është kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik i kontinentit afrikan dhe zhvillohet çdo dy vite.

Edicioni i tij i parë është zhvilluar në vitin 1957, në Sudan. Kombëtarja që ka fituar më shumë trofe është Egjipti me 7, ndërsa edicioni i fundit është fituar nga Nigeria.

Gjatë këtyre ditëve që po zhvillohen kualifikueset e Euro 2016, janë në program edhe ndeshjet kualifikuese të Kupës së Afrikës.

Top Channel