Hamilton-Rosberg, dyshja e Mercedesit edhe në vitin 2015

01/10/2014 00:00

Mercedesi, me 99% të mundësive, do të ketë sërish britanikun Lewis Hamilton dhe gjermanin Nico Rosberg si dyshen e pilotëve edhe për vitin 2015. Kështu është shprehur Toto Wolff, shefi sportiv i skuderisë gjermane të Formulës 1.

Sipas austriakut, 1% rezervohet për “situata të jashtëzakonshme, pasi në jetë asgjë nuk është 100% e sigurt”.

Rosberg rinovoi para disa javësh kontratën e tij me Mercedesin, ndërsa negociatat me Hamiltonin janë “ngrirë” në pritje të përfundimit të sezonit aktual. Gjithsesi, Wolff nënvizoi se sapo të mbarojë ky sezon, prioriteti numër 1 do të jetë zgjatja e kontratës së britanikut.

Lewis Hamilton ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Mercedesin në vitin 2013, vit kur u largua nga McLareni.

Top Channel