Brazili ‘tradhton’ Ronaldon, Klose thyen rekordin

09/07/2014 00:00

Miliona brazilianë janë zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares së tyre ndaj asaj gjermane, por ‘fenomeni’ Ronaldo kishte një arsye më shumë.

Miroslav Klose tashmë është golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Kupës së Botës me 16 gola, duke kaluar Ronaldo-n, i cili e mbante këtë rekord që prej vitit 2002, pas dy golave pikërisht ndaj Gjermanisë në atë finale që i dhuroi “Selecao”-s kupën e 5-të të botës.

“Ne luajmë si një ekip i tërë dhe kjo u pa edhe në fitoren ndaj Brazilit. Jam i lumtur që shënovë, nuk isha në gjendje të bëjë rrotullimin e përhershëm. Tashmë kam vendosur një rekord, i cili mund të thyhet vetëm nga Muller”, u shpreh Klose pas ndeshjes.

Rekordi i Klose-s në Kupën e Botës nisi me një triplet në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite në vitin 2002. Në atë kampionat ai shënoi edhe ndaj Irlandës dhe ndaj Kamerunit.

Edhe në Botërorin e 2006 ai do të shënonte 5 gola. Ndërsa në 2010 shënoi 4. Në “Brazil 2014” Miroslav Klose shënoi edhe në fazën e grupeve ndaj Ganës.  

FOTO GALERI
1/4

Top Channel