Di Maria: Jemi të gjithë heronj, e merituam

01/07/2014 00:00

Angel Di Maria, lojtari që shënoi në minutën e 118 të shtesës golin e vetëm të takimit Argjentinë-Zvicër, tha pas ndeshjes se bardhekaltërit e merituan fitoren dhe kalimin në çerekfinale.

“Nuk jam unë heroi, por jemi të gjithë: 23 lojtarët dhe stafi teknik”, tha mesfushori i Real Madrid.

“Bëmë vetëm një gabim në pjesën e parë, fitorja është e merituar. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, duke dhënë maksimumin. Gjithmonë kërkonim golin, në çdo aksion”, shtoi Di Maria.

Mëngjarashi ia kushtoi golin e rëndësishëm bashkëshortes dhe vajzës së tij: “Ato janë këtu duke më mbështetur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Top Channel