Chiellini mbron Suarezin: Dënim i ekzagjeruar

27/06/2014 00:00

Giorgio Chiellini, viktima e kafshimit të Luis Suarezit në ndeshjen Uruguaj-Itali, ka publikuar një letër në faqen e tij të internetit ku thekson se dënimi i sulmuesit të Liverpulit nga FIFA është i ekzagjeruar.

“Unë nuk kam asnjë ndjenjë hakmarrjeje ose zemërimi kundër Suarezit. Thjesht jam i zhgënjyer për mënyrën si shkoi ndeshja. Për momentin unë mendoj vetëm për Luisin dhe familjen e tij pasi tashmë do i duhet të përballen me një periudhë shumë të vështirë”, lexohet në letrën e mbrojtësit të Juventusit.

“Gjithmonë i kam pranuar ndëshkimet disiplinore të organeve kompetente, por mendoj se dënimi në këtë rast është i ekzagjeruar. Shpresoj që të paktën t’i lejohet të qëndrojë pranë shokëve gjatë ndeshjeve, pasi një dënim i tillë është shumë i rëndë për një futbollist”, shtoi Chiellini.

Top Channel