Scholes: Anglia po përfundon si Uellsi dhe Skocia

27/06/2014 00:00

Ish-lojatri i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, Paul Scholes ka folur mbi paraqitjen e kombëtares së vendit të tij në “Brazil 2014”, si edhe mbi të ardhmen e saj, duke u shprehur shumë skeptik mbi të.

Të besuarit e Roy Hodgson arritën të marrin vetëm një pikë në 3 ndeshje, duke u rikthyer në Angli që ditën e mërkurë.

Greg Dyke, kreu i FA beson se Premier League, duke i dhënë prioritet lojtarëve të rinj vendas do të ndihmojë Anglinë që të fitojë Kupën e Botës në vitin 2022.

Por një mendim krejtësisht tjetër ka Scholes. “Nga ajo që unë kam parë në Kupën e Botës, ne do të jemi me fat nëse do të arrijmë të kualifikohemi. Unë kam frikë se Anglia është duke përfunduar në nivelin e Irlandës, Uellsit dhe Skocisë. Numri i madh i lojtarëve të talentuar dhe në moshë të re në Premiere League e ka dëmtuar shumë kombëtaren”, tha ai.

Top Channel