Përplasen tre makina, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

23/06/2014 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe dy të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Rubik-Milot.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Kësisoj ka ndërruar jetë Mujo Zeneli dhe janë plagosur Kujtim dhe Genci Lika, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të një automjeti “Fuoristradë” me targa angleze.

Në aksident janë përfshirë edhe një kamion me targa të Lushnjës dhe një furgon me targa të Lezhës.  

Top Channel