Portugalia pranë lamtumirës

23/06/2014 00:00

Pas Spanjës dhe Anglisë, edhe Portugalia pothuajse i ka dhënë lamtumirën Botërorit të Brazilit pasi barazoi 2-2 në Arena Amazonia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Luzitanët kaluan të parët në avantazh me Nanin në minutën e pestë, por Jones dhe Dempsey përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Vetëm në minutën e pestë shtesë të takimit portugezët barazuan me anë të Varela, i cili më kokë dërgoi në rrjetë një krosim të Cristiano Ronaldos.

Ky barazim i vuajtur i jep një shpresë fare të vogël Portugalisë për kalimin e grupit pasi SHBA-së dhe Gjermanisë i mjafton një barazim mes tyre në ndeshjen e fundit për të kaluar në 1/8 e finaleve.

Ndeshja e zhvilluar në Manaus ka hyrë në histori pasi për herë të parë në një Botëror është lejuar pushimi mes pjesëve për shkak të temperaturave të larta.

Top Channel