Grupi G, SHBA mund 2-1 Ganën

17/06/2014 00:00

Kombëtarja amerikanë ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera kundër ekipit të fort afrikan të Ganës me rezultatin e ngushtë 2-1.

Dempsey është autori i golit më të shpejt në këtë botëror, duke shënuar ende pa u mbyllur minuta e parë, falë një inkursioni personal në krahun e majtë të sulmit.

Gati në të gjithë takimin Gana ishte dominuese dhe falë përpjekjeve të tyre të shumta gjetën golin e barazimin në minutën e 82, por atëherë kur mendohej se kjo sfidë mund të përfundonte në barazim ishte Brooks, i ardhur nga mbrojtja , arriti ta dërgojë topin për të dytën herë në portën e afrikanëve pas një goditje me kokë.

Pa kësaj fitoreje SHBA-ja i bashkohet kombëtares së Gjermanisë në krye të grupit G me 3 pikë.

Top Channel