F1, aksidenti i frikshëm Massa-Perez

09/06/2014 00:00

Në xhiron e fundit të Cmimit të Madh të Kanadasë, Felipe Massa shkaktoi një aksident të frikshëm duke përplasur Williamsin e tij me Force Indian e meksikanit Sergio Perez.

Braziliani goditi nga pas Perezin dhe të dyja makinat u përplasën dhunshëm tek barrierat mbrojtëse.

Momente frike, por të dy pilotët dolën nga njëvendëshet përkatëse të pa lënduar. Në këtë aksident rrezikoi edhe Sebastian Vettel, i cili pa sesi Williamsi i Masës i kaloi fare pranë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel