NBA, Indiana “mbijeton”, seria në 3-2

29/05/2014 00:00

Indiana Pacers nuk kanë ndërmend të largohen nga finalet e Konferencës së Lindjes në NBA.

Në ndeshjen e pestë ndaj Miami Heat, skuadra e udhëhequr nga një Paul George fantastik fitoi 93-90  duke shkurtuar serinë në 3-2.

Paul George shënoi plot 21 pikë në periodën e fundit duke mbajtur gjallë skuadrën e tij pasi një humbje do e eliminonte Indianën.

Një ndeshje shumë e dobët kësaj radhe për yllin e Miami Heat LeBron James, i cili e mbylli takimin me vetëm 7 pikë në 24 minuta.

Top Channel