Tenis, Nadal fiton turneun e Madridit

12/05/2014 00:00

Rafael Nadal ka fituar turneun Masters të Madridit pasi mundi në finale japonezin Kei Nishikori me rezultatin 2-6, 6-4 dhe 3-0.

Seti i fundit nuk përfundoi pasi tenisti aziatik u tërhoq për shkak dëmtimi pas 1 ore e gjysmë lojë.

Kjo është fitorja numër 30 e Nadalit në këtë vit duke e bërë atë tenistin me më shumë fitore në 2014-n.

Spanjolli e ka fituar katër herë në karrierë turneun Masters të Madridit (2005, 2010, 2013, 2014) dhe 27 herë turnetë Masters 1000. Javën e ardhshme do të ketë një tjetër Masters 1000, atë të Romës. Nadal do të debutojë kundër fituesit të çiftit Gilles Simon-Filippo Volandri.

Top Channel