Komisioni parlamentar për çështjet europiane në Parlamentin holandez, së bashku me ministrin e Jashtëm për rreth dy orë kanë diskutuar pasditen e së mërkurës paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Martin De La Bej, ambasador i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, në një intervistë për Top-Channel jep detaje për atë që është biseduar. Me ambasadorin bisedoi gazetari ynë Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti ambasador, komisioni për çështjet europiane në Parlamentin e Holandës sot ka patur diskutime se cili do të jetë qëndrimi për propozimin e Komisionit Europian që Shqipërisë t’i ipet statusi i vendit kandidat. Mund të na thoni dicka më shumë se çfarë është biseduar?

De La Bej: Komisioni parlamentar për çështjet europiane në Parlamentin holandez ka pak që ka mbaruar diskutimet së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme rreth raportit të paraqitur nga Komisioni Europian për zgjerimin. Pra, nuk është biseduar posaçërisht për Shqipërinë, por për të gjitha rekomandimet e bëra nga Komisioni Europian për paketën e zgjertimit, e cila do të diskutohet në Bruksel gjatë këtij muaji. Natyrisht, për ne merr interes çfarë është biseduar për Shqipërinë. Në këtë komision, përbërja e të cilit ka të gjitha forcat politike, u jepet mundësia të japin pikëpamjet e tyre tek ministri se çfarë duhet të ndodhë në këtë rast me sugjerimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vëndit kandidat.

Muhamed Veliu: Zoti ambasador, a mund të na tregoni se cili ishte pozicioni i partive politike në këtë komision për propozimin që ka dhënë Komisioni Eurpian për Shqipërinë?

De La Bej: Pozicioni i partive është i ndryshëm, nga ata që kanë shprehur pozitivitet, tek ata që kanë qenë negativë dhe ka nga ata që qëndrojnë në mes dhe thonë ‘jo tani por më vonë’. Gjithçka mbetet në dorën e tyre dhe partive që përfaqësojnë. Shpesh herë të tilla pozicione nuk janë të lidhura direkt me Shqipërinë, por në tërësi për të gjithë paketën për zgjerim.

Muhamed Veliu: Do të doja, zoti ambassador, të ishim më konkret duke na thënë nëse shumica e anëtarëve të këtij komisioni ishin në favor apo kundra votës pro së Holandës në marjen e statusit?

De La Bej: Disa parti janë në pro marrjes së statusit, disa të tjera kundra statusit kandidat të Shqipërisë, ndërsa disa parti të tjera janë të mendimit se është bërë shumë progress në vend, gjë të cilën e vlerësojmë. Por duhet të shohim zbatimin e masave të ndërmarra prej qeverisë së re. Kemi shumicën e partive të përfaqësuara në këtë komision, që janë kritike, ose siç është thënë në shkuarën, skeptike rreth progresit që ka shënuar Shqipëria. Mund t’ju them se opinioni i përgjithshëm është ky: Shqipëria ka bërë hapa përpara, veçanërisht me zgjedhjet e 23 qershorit, përfshirë dhe përpjekjet e nisura nga qeveria e re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por mbetet shumë për të treguar, pra duhet më shumë progres. Cfarë u diskutua sot në këtë komision janë sugjerime që i janë dhënë ministrit të Punëve të Jashtme dhe ai më pas do t’i marrë ato kur të shkojë në Bruksel për të diskutuar paketën e zgjerimit në tërësi. Diskutimet do të jenë nga të gjitha vendet antare të cilat do të përpiqen të arrijnë një konkluzion bazuar në konsensus në rastin konkret për Shqipërinë e gjithashtu vendet e tjera, pjesë e paketës së zgjerimit.

Muhamed Veliu: Cilat ishin disa prej sugjerimeve?

De La Bej: Sugjerimet lidheshin me progresin e arritur deri më tani nga Shqipëria, duke ngritur një pyetje: Ky progres a do të jetë i qëndrueshëm dhe njëkohësisht duke e inkruajuar vendin tuaj të vijojë hapat pozitiv të deritanishëm. Nuk e di nëse e gjitha kjo do të çojë në konkluzionin final për t’ju dhënë statusin në dhjetor, nëse jo në dhjetor atëherë për ta marrë një vendim në bazë të rekomandimeve që do të vijnë nga raporti i Komisionit në 2014.

Muhamed Veliu: Zoti ambasador, kur do ta kami vendimin përfundimtar të qeverisë së Holandës për Shqipërinë?

De La Bej: Pozicioni ynë do të diskutohet përsëri në Parlament javën që vjen, pak përpara mbledhjes në Bruksel të këshillit të ministrave, më 17 Dhjetor.

Muhamed Veliu:
Siç e thatë, disa prej anëtarëve të komisionit parlamentar për çështjet europiane janë skeptikë. Ky skepticizëm lidhet me mosarritjen në çështjet e integrimit të qeverisë së shkuar, apo qeverisë së kryeministrit Rama?

De La Bej: Nuk ka arsye përse të shohim nga e shkuara. Merr rëndësi të parit përpara. Në këtë drtejtim gëzoni inkurajimin tonë ndaj kësaj qeverie për të gjitha masat e ndërmarra në procesin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të orgamizuar, përfshirë edhe shumë hapa të tjerë në përmbushjen e kërkesave të BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta